Konfirmohet bastisja e pronave të Haxhi Shalës dhe intervistimi i tij nga Specialja

                  

                     Kryetari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, ka konfirmuar se Haxhi Shala është marrë për intervistim  dhe se janë kryer bastisje në pronat e tij.Ai tha se nuk ka informacione që ai është arrestuar.“Kemi informacione se janë bastis pronat e tij dhe është marrë në intervistim. Tjetër nuk di”, tha Kryeziu për Express.Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se janë duke zhvilluar operacione.“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të tjera”, thuhet në përgjigjen e ZPS’së për Reporteri.net. Kujtojmë se në gusht të vitit 2020, Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit, e në tetor ishte intervistuar.