Konjufca nervozohet me deputetët: Kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

                      Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot seancë prej orës 10:00. Por ndonëse është bërë një orë që kur seanca është dashur të fillonte, ende nuk ka kuorum për ta bërë këtë.Me këtë situatë është shprehur i indinjuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë mendoj se kjo legjislaturë nuk duhet me vazhdu”, ka thënë Konjufca.Seanca si pasojë e mungesës së kuorumit është shtyrë për në orën 12:30.Kujtojmë se edhe gjatë javës së kaluar një seancë u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.Në rend të ditës në seancën e sotme janë 37 pika. /Reporteri.net/