Krasniqi: Albin Kurti duhet të deklarohet për arrestimin e mikut të tij në KEK dhe aferën korruptive

                                      Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar kryeministrin Albin Kurti të deklarohet menjëherë per arrestimin e sotëm të mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse siç thotë kreu i opozitës, “sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera, që pretendonte se i kupton mirë e që sot po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij”.Arrestimi i sotëm i kryeshefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, sipas lideri të PDK-së Memli Lrasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që e ka thënë për muaj të tërë – se Qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor.