Kryetari i Odës së Prizrenit,Mrs Afrim Tejeci, kërkon që Ministria e Financave ta rishqyrtojë sa më parë shqetësimin e servisimit të arkës fiskale

Kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, pas njoftimit në media në ‘Sinjali’’ lidhur me sevisimin e arkës Fiskale kërkon që Ministria e Financave ta rishqyrtojë sa më parë shqetësimin e servisimit të arkës fiskale vetëm në Pejë. Kjo sipas tij vërtetë jo vetëm që e rëndon veprimtarinë , por është shumë e pakuptimtë e pa matur dhe i ngjanë një veprimi që dëmton bizneset në gjithë Kosovën . Ai pohon se shqetësimi i bizneseve rreth servisimit të Arkës Fiskale, bizneset të shqetësuara shprehin faktin se atyre,u duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Pejës. Kërkojmë urgjentisht të merren masat lehtësuese për biznese, dhe është pakuptimtë .Bizneset të vogla si dhe zejtare duhet të mbyllin lokalet e tyre për të udhëtuar në Pejë. Kjo është pengesë për bizneset. Andaj besojmë se Ministria Financave duhet të rregullojë urgjentisht këtë çështje dhe të rikthejë zyrat e servisimit aty ku ishin më parë mbasi janë në pyetje bizneset. Shpresojmë që Ministria do të reagon sa më shpejtë !
Gazeta shkruan ‘’Një krizë e re ka përfshirë sektorin privat në Kosovë. Kompania Enternet Shpk, e cila trashëgoi shërbimet e GeKos dhe ka dominuar për mbi 15 vjet në tregun e arkave fiskale, ka vendosur të mbyll të gjitha qendrat e saj të shërbimit në Kosovë, përveç njërës – në Pejë.
Vendimi, që ka hyrë në fuqi më 20 maj 2025, vjen si reagim ndaj një udhëzimi administrativ për pajisjet fiskale, i cili lejon bizneset e reja të operojnë për një periudhë 60-ditore pa arka fiskale, duke pezulluar edhe shitjen e arkave fiskale për 60 ditë.
Ky vendim i biznesit, si rezultat i këtij Udhëzimi Administrativ, ka prodhuar një situatë absurde: mijëra biznese në gjithë Kosovën nuk kanë më ku të servisojnë arkën fiskale dhe janë të detyruara të udhëtojnë në Pejë, për shërbime bazë teknike, për ndërhyrje, mirëmbajtje ose zëvendësim të pjesëve.
Në njoftimin zyrtar të kompanisë që e ka siguruar Sinjali, thuhet se pezullimi është i përkohshëm dhe i lidhur me pakënaqësinë ndaj udhëzimit të ri, por realiteti në terren është ndryshe.’’ Ky apel le të mbetet që Ministra e Financave, urgjentisht të ndërmarrë masat e nevojshëm në mbrojtët të bizneseve, ose në të kundërtën mund ët këtë pasoja të mëdha. Mrs Afrim Tejeci, kryetar i Odës së Prizrenit/QendraPress/