Kryetari i OVL-së, Faton Klinaku: Specialja po kryen arrestime pa asnjë fakt
Kryetari i OVL-së, Faton Klinaku në një intervistë ka thënë se Gjykata Speciale po kryen arrestime pa pasur asnjë fakt ndaj personave të arrestuar.
“Ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale, arreston njerëz pa asnjë fakt. Dështimet që po i ndodhin në proceset gjyqësore në Hagë gjatë përcjelljes që i bëjmë ne të seancave gjyqësore, edhe dëshmitarët janë duke i dështuar sepse i kanë marrë dëshmi edhe me shantazhe presion, që i ka bërë vet dëshmitarëve. Dhe këta sot që i morën, që janë të konfirmuar Isni Kilaj, i cili ka qenë i arrestuar më herët dhe është liruar në mbrojtje në liri për shkak se nuk ka pasur aktakuzë”, tha ai.
Klinaku tha se është e pakuptueshme shoqatat e luftës sesi shteti i Kosovës hesht, sipas tij për të drejtat elementare të njeriut që po shkelën në këtë proces.
Sipas tij Specialja po mundohet të krijoj edhe ndonjë aktakuzë apo ndonjë fakt për të gjykuar njerëzit padrejtësisht.
. Natyrisht që mund të ndikojë në vazhdimin e gjykimit për shkak se janë duke munduar që të krijojnë ndonjë provë përmes telefonave, mundohet të krijojnë edhe ndonjë aktakuzë apo ndonjë fakt për të gjykuar njerëzit padrejtësisht. Sikur shokët tjerë sikur i kemi pasur në burg të tjerët krejt këto bëhen për shkak të ndonjë prove gjoja që do të gjejnë diçka, por të gjitha këto do t’i dalin që i kanë dështuar”, ka thënë ai.