Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot kontratën për punimet në rritjen e efiçiencës energjetike në 43 ndërtesa publike në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot kontratën për punimet në rritjen e efiçiencës energjetike në 43 ndërtesa publike në Komunën e Prizrenit, investim prej rreth 5 milionë eurosh.

Me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian ky projekt do të përfshijë shkolla dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, duke siguruar kushte më të mira për nxënësit, stafin dhe qytetarët si dhe mundëson kursim të konsiderueshëm të energjisë dhe përmbushje të standardeve evropiane të efiçiencës.

Ky investim është hap i rëndësishëm drejt një Prizreni më modern dhe më të përgjegjshëm ndaj mjedisit, në shërbim të drejtpërdrejtë të mirëqenies së qytetarëve./QendraPress/