Kryetari Totaj dhe Halil Kastrati vunë gurin themeltar për gjellëtoren popullore dhe hapësira tjera humanitare me vlerë prej 3 milion euro

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj me stafin e tij dhe drejtori i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’’ Halil Kastrati, me bashkëpunëtorë, kuvendar të kuvendit sot solemnisht vendosen gurthemelin i kuzhinës popullore si dhe disa eveminente tjera ku do ët ketë bujtinë studentësh , amfiteatër e hapësira tjera përcjellëse , në parcelën përballë Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.ne lagjen ‘’Bazhdarhane’’.Me këtë rast kryetari i komunës tha se pas të gjithë procedurave të rregulluara që kemi mundësuar që kjo parcelë të i jepet shoqatës tashmë me renome ‘’Jetimat e Ballkanit’’ dhe udhëheqësit të saj Halil Kastrati, sot po e nisëm këtë bashkëpunim. Për të vazhduar edhe me shumë projekte të tjera tha ai.
Halil Kastrai, që njëherit është edhe Qytetar Nderi i Prizrenit, tha se shoqata i ka nisë veprimtaritë pikërisht këtu në Prizren dhe dua ta falënderojë kryetarin Totaj për mundësinë e lejimit të kësaj parcele që këtu të ngrisim gjellëtoren popullore si dhe shumë hapësira tjera humanitare. Kjo do ta kap vlerën prej 3 milion euro tha ai. Kurse ai me këtë rast tha se në bashkëpunim me komunën do të ndërtojmë edhe 40 shtëpi për nevojtarët dhe kështu bashkëpunimi do të ketë vazhdimësi tha Kastrati.
Kjo hapësirë u tha se do të ketë edhe bujtina për studentë dhe veprimtari tjera humanitare