Kryetari Totaj, tha falë angazhimit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ,ne jemi edhe në fshatra  për një infrasrtukturë moderrne

   Kryetari i Komunës së Prizrenit,nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, drejtori Ispektorateve Islam Ukimeri si dhe  udhëheqësve  dhë banorëve të fshatit Medvec, sot u bë përurimi  rrugëve  lidhëse  mes  komunës së  Mamushës,  dhe  fshatrave të  komunës së  Prizrenit, Kurse ne fshatin Medvec janë bërë investime me qindra mijëra euro si për  infrastrukturë rrugore ujësjellës, kanalizim dhe shërbime tjera. Me këtë rast kryetari i komunës  Shaqir Totaj , tha se sot jemi këtu në këtë trekëndësh të  rrugëve të asfaltuara mes  Medvecit dhe Mamushës, Kurse këtu kemi bërë investime   të shumta  për ta ia  bërë sa më të  mirë jetën këtyre banorëve si dhe  gjithë banorëve të komunës së  Prizrenit  tha krytari Totaj

Drejtori I shërbimeve Publike  Çelë Lamaj tha se sot, jemi në përurim të këtyre  rrugëve ,edhepse këtu janë kryer para një jave,ne erdhëm, sot sepse  kemi aq shumë projekte të kryera sa nuk po arrijmë të  përurojmë  me kohë. Këtu kemi bërë inevestime 600 mijë euro, ku kemi infrastukturë modrrne, rrugë, kanalizim si dhe ndriqim publik. Kurse  këtu kemi  bashkëfinancuar edhe 300 mijë euro,për këto fshtara   për ujin e piesë. Kështu me këto inevstime   e kemi rregullar jetën e këtyre banorëve,

Nënkryetari e këtij fshati Bislim Krasniqi, duke falenderur  komunën e Prizrenit kryetarin Totaj dhe drejtorin Lamaj, tha se tashmë këtu kemi investime  të shumta kapitale. Mund të them se kemi rregulluar   fshatin sipas standardeve   me infrastrukturë mjaft moderrne tha ai

Medveci tashmë  po i ngjanë një  qyteze  të bukur./QendraPress/