Kryetari Totaj,dhe kryesuesi Krasniqi me drejtorë e  kuvendarë dhe deputeti Gashi, u pritën në KBI  me rastin e  Muajit të  Ramazanit.

                   Kryetari I komunës së Prizrenit Shaqir Totaj , I bashkëshoqëruar edhe nga kryesuesi Simir Krasniqi , deputeti Kujtim Gashi  drejtorë të  ekzekutivit të  Prizrenit si dhe  kuvendarë  të kuvendit  me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit ku u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së, me ç’rast u përcollën urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë.

Qoftë ky muaj i bekuar një periudhë reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njëri-tjetrit. Le të na shërbejë Ramazani si frymëzim për më shumë mirëkuptim, humanizëm dhe vepra të mira në shërbim të familjes dhe shoqërisë sonë.Uroj që agjërimi, lutjet dhe sakrifica juaj të pranohen, ndërsa në shtëpitë tuaja të mbizotërojë paqja, shëndeti dhe begatia shkruan kryetari Totaj,