Ku dhe sa blen Kosova rrymë?

Në dekadën e fundit, Sllovenia ka dominuar tregun e energjisë elektrike drejt Kosovës, duke eksportuar mbi 375 milionë euro energji.

Pas saj renditen Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa vende të tjera si Bullgaria, Greqia, Zvicra dhe Kroacia kanë kontribuar në import, por në shumë më të vogla, raporton Rel.

Nga viti 2017 deri në nëntor 2025, vlera totale e energjisë elektrike të importuar nga Kosova ka kaluar një miliard euro. Në të njëjtën periudhë, eksportet e vendit arritën në 367.4 milionë euro, duke krijuar një diferencë neto prej rreth 675 milionë eurosh.