Kufiri Turqi-Siri goditet nga një tjetër tërmet 6.4 ballë
Një termet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.
Tërmeti ka goditur provincën Hatay të Turqisë, që ishte një prej provincave që u shkatërrua më së shumti edhe nga tërmeti i kaluar, raporton Sky News, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se tërmeti i fuqishëm ka goditur në një thellësi prej 10 km (6.2 milje).Agjencia turke e menaxhimit të fatkeqësive AFAD ka thënë se tërmeti ishte me qendër rreth qytetit Defne.Agjencia shtetërore e vendit, Anadolu, tha se tërmeti u ndje në Siri, Jordani, Izrael dhe Egjipt.Dy dëshmitarë të Reuters raportuan për një tërmet të fortë dhe dëmtime të mëtejshme në ndërtesa në Antakya qendrore, kryeqyteti i provincës Hatay në Turqi.
Dëshmitarë të tjerë thanë se ekipet turke të shpëtimit po vraponin pas tërmetit të fundit, duke kontrolluar se njerëzit ishin të padëmtuar, raporton tutje Sky News, transmeton Reporteri.net.
Televizioni NTV tha se tërmeti shkaktoi shembjen e disa ndërtesave të dëmtuara, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima
Muna Al Omar, një banore, tha se ishte në një tendë në një park në Antakia qendrore kur ra tërmeti.
“Mendova se toka do të çahej nën këmbët e mia”, tha ajo duke qarë teksa mbante në krahë djalin e saj 7-vjeçar.
“A do të ketë një tjetër pasgoditje?” ajo pyeti.
Magnituda 7.8 që goditi më 6 shkurt ka vrarë më shumë se 46,000 njerëz në Turqi dhe Siri, sipas të dhënave të fundit zyrtare të raportuara nga Reuters.