Kurti: Lidhja e Prizrenit vuri themelet e shtetit shqiptar

Kryeministri Kurti ka folur për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mbajtur 146 vjet më parë.

“Këtu 146 vjet më parë u mbajt kuvendi me përfaqësues nga  të gjitha viset shqiptare dhe u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet ngjarjen historike  ku gjatë pjesës së dytë të shekullit xix janë vënë themelet e formimit të shtetit shqiptar. Të ballafaquar nga vendimet e marra në traktatin e shkruar në Evropë përfaqësues të territoreve të banuar me shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, një organizatë kjo politike, ushtarake mbarëshqiptare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, duke përcaktuar parimet themelore për një jetë të organizuar kolektive dhe politike në epokën moderne”, deklaroi Kurti.

Ai më tej tha se kjo është hera e parë në histori, ku shqiptarët po flisnin me një zë, “pa dallim krahine e feje, duke shprehur kërkesën themelore dhe universale për vetëvendosje dhe për mbrojtjen dhe ruajtjen nga copëtimi i territoreve të banuar me shqiptarët”