Kurti përballet me një situatë të pakëndshme në Drenas, qytetarët thërrasin “Hashim Thaçi” – ndërhyn Lladrovci
Dëgjo këtë artikull tani…Kurti përballet me një situatë të pakëndshme në Drenas, qytetarët thërrasin “Hashim Thaçi” – ndërhyn Lladrovci
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u përballë sot me një situatë të pakëndshme gjatë vendosjes së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.
Qytetarët që ishin mbledhur aty, për disa momente filluan të brohorasin emrin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili kërkon nga qytetarët të jenë të qetë dhe duke thënë se kryeministrin Kurti e kanë mysafir gjatë cermonisë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosën gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Me një vlerë afër tre milionë euro, ky projekt i nënshkruar me 15 nëntor të këtij viti, po realizohet si rezultat i Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Drenasit, e i cili pritet të finalizohet dhe të funksionalizohet në shtator të vitit 2025