Lavdi familjes Shala – që fali, ashtu siç ka ditur gjithmonë të japë për Kosovën.

Aksidenti tragjik ku humbi jetën 17-vjeçari në Prizren: Familja Shala zgjat dorën e pajtimit Humbja tragjike e 17-vjeçarit Geltian Shala është një dhimbje që ka goditur zemrat e gjithë komunitetit. Një jetë e re, një djalë me ëndrra dhe dritë në sy, u shua në mënyrë të papritur, duke lënë pas një boshllëk të pamatshëm.
Por edhe në këtë dhembje të rëndë, familja Shala tregoi madhështi shpirtërore dhe burrëri të rrallë. Ata nuk kërkuan hak, as ndëshkim – ata falën. Falën me zemër të thyer, por me shpirt të madh. Ky akt faljeje është një mesazh i fuqishëm: se edhe në errësirë, mund të mbillet dritë.
Kjo nuk është një familje e zakonshme. Familja Shala i ka dhënë Kosovës gjak dhe lavdi – birin e tyre dëshmor. Dhe sot, në një tjetër sakrificë, treguan se edhe pas humbjes më të madhe, mund të zgjedhësh rrugën e paqes dhe mëshirës.
Falja e tyre është më e fortë se çdo vendim gjykate. Është një akt i shenjtë që na kujton se vlerat e vërteta lindin aty ku dhembja është më e madhe.
Prehu në paqe, Geltian. Lavdi familjes Shala – që fali, ashtu siç ka ditur gjithmonë të japë për Kosovën.