Liberalizimi-një proces shumë i zgjatur por i drejtë;-Shkruan ;Lendira BERISHA,juriste

LIBERALIZIMI-një proces shumë i zgjatur por i drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Pas procedurave ku Këshilli i Ministrave e votoi procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, sot edhe Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ky akt ligjor pritet të nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, dhe ministrja kryesuese për Evropën, aktualisht në Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapin e radhës që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. Duke ditur që afati kohor, për funksionalizimin e ETIAS është shtyrë për datën 01 janar 2024, heqja e vizave për qytetarët e Kosovës do të bëhet jo më vonë se, më datën 01 janar të vitit 2024./www.qendrapress.com/