Lidhur me promovimin e Deklaratës kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike në nivel lokal-Shkruan :Albana BYTYÇI

Në kohën sa kam ushtruar mandatin si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, një nga prioritetet e mia ka qenë fuqizimi i grave në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Kam qenë ndër iniciatoret e para që ka kërkuar me ngulm adresimin institucional të dhunës ndaj grave në politikë – qoftë ajo dhunë verbale, psikologjike apo politike.

Deklarata që sot promovohet është një hap thelbësor drejt institucionalizimit të qëndrimit tonë si shoqëri kundër kësaj forme të dhunës, që shpeshherë kalon pa u sanksionuar.

Në përvojën time parlamentare, kam adresuar me ligj dhe debate publike nevojën që institucionet e nivelit lokal dhe qendror të krijojnë mekanizma të qartë për parandalim dhe raportim të rasteve të dhunës gjinore në hapësirat politike.

E përgëzoj OSBE-në dhe të gjitha gratë dhe burrat që po angazhohen për ta çuar përpara këtë iniciativë që, për ne që kemi qenë në ballë të përfaqësimit, është më shumë se simbolike – është një domosdoshmëri për demokracinë funksionale dhe gjithëpërfshirëse.marrë nga /FB/transmeton /QendraPress/