Mbrëmë ,Shoqata ‘’Esnaf’ shtroi iftarin tradicional që e ka traditë që nga viti 1994 në ditën e 15-të të muajit të Ramazanit.

Në iftariin e organizuar mbrëmë nga Shoqata ‘ Esnaf’’ në Prizren e ku morën pjesë qindra personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe të biznesit dhe të kulturës. Në këtë takim ishte edhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë,Sabri Tunç Angılı, Bashkësia islame në Prizren, përfaqësues të bizneseve dhe odave të biznesit, deputetë të Parlamentit të Kosovës dhe shumë afaristë dhe peesonalite tjera, me këtë rast kryetari i Shoqatës ‘’Esnaf’’ Varis Xhejlani, duke përshëndetur tha ‘’Në këtë program domethënës të iftarit të organizuar nga Shoqata ESNAF, kam kënaqësinë e veçantë t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për praninë tuaj. Që nga viti 1994, iftari tradicional që e organizojmë në ditën e 15-të të muajit të Ramazanit nuk është vetëm një vakt i përbashkët, por një traditë e çmuar që bashkon miqësinë, solidaritetin dhe vëllazërinë në të njëjtën sofër. Sonte kemi kënaqësinë që këtë moment ta ndajmë me rreth 600 mysafirë të nderuar. Kjo sofër ka një domethënie të veçantë për ne, sepse ky program realizohet me produkte vendore. Kjo tregon përkushtimin e Esnafit ndaj prodhimit vendor, ekonomisë lokale dhe solidaritetit shoqëror. Të nderuar mysafirë, Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet dhe bashkëpunim. Pavarësisht dallimeve tona, kur qëndrojmë së bashku rreth vlerave të përbashkëta, bëhemi më të fortë si shoqëri. Dua të përmend shkurt edhe një çështje të rëndësishme për zhvillimin konomik të qytetit tonë – zonën industriale. Besojmë dhe shpresojmë që kjo çështje të marrë së shpejti drejtimin e duhur, sepse do të krijonte mundësi të reja për investime, për zhvillim ekonomik dhe për punësimin e të rinjve tanë. Si përfaqësues të botës së biznesit, dëshira jonë është që energjia dhe fokusi të jenë në zhvillimin ekonomik, në prodhim dhe në krijimin e mundësive të reja për të rinjtë. Gjithashtu, dje përkujtuam 5 Marsin, një datë të rëndësishme për kombin tonë. Në këtë ditë nderojmë sakrificën e heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në veçanti familjen Jashari, simbol të guximit dhe qëndresës për lirinë e Kosovës. Në fund, dua të falënderoj të gjithë sponsorët që kontribuan në organizimin e këtij programi, si dhe ju, mysafirët tanë të nderuar, që me praninë tuaj e nderuat sofrën tonë. Uroj që muaji i Ramazanit t’i sjellë vendit tonë, rajonit tonë dhe gjithë njerëzimit paqe, qetësi dhe begat ka thënë kryetai varis Gjejlani
Të pranishmit me këtë rast i ka përshendetur edhe ambasdori i Turqisë në Kosovë Sabri Angili I cili ka folur edhe për vëllazërin e Turqisë me Kosovën, dhe ka falenderuar të pranishmit
Këtë iftar madhështor e ka përshëndetur edhe kryetari i KBI në Prizren Valon ef Ibrahimi. Në këtë iftar fjalë rasti ka mbajtur edhe zv kryeministri Fitm Damka