Me një ceremoni të veçantë, u hap zyrtarisht eventi treditor i organizuar nga Oldtimer Club Prizren

Me një ceremoni të veçantë, sot u hap zyrtarisht eventi treditor i organizuar nga Oldtimer Club Prizren, që sjell një ekspozitë mbresëlënëse të veturave klasike nga vende të ndryshme.
Oldtimer Fest & FIVA Youth Forum – festojnë sivjet 20-vjetorin e funksionimit, ku të pranishëm ishin koleksionistë të njohur, qytetarë dhe dashamirë të automobilizmit klasik.
Ky aktivitet do të vazhdojë deri nesër dhe përfshin: Forum Rinor, Panel Diskutimi si dhe sonte në orën 20:30 koncert festiv në Sheshin “Shatërvan”.
Mos e humbisni këtë ngjarje interesante që sjell shumë nostalgji!
