Moti sot me vranësira dhe me diell

Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje shiu, sidomos gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me sharkesa rrufesh në zona të caktuara.

Nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C.