Moti sot,deri në 32 gradë Celsius

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu e me mundësi për shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28deri 32gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.