Musliu: Udhëtimin e tij e të bashkëpartiakëve në Gjermani, Kurti e paguan me djersën e qytetarëve

                        Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, që ka udhëtuar bashkë me ministri e anëtarë të VV-së në Gjermani, me buxhet të shtetit, raporton Gazeta Blic.Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti shiste mend duke thënë se duhet të kursehet paraja publike, ndërsa tani udhëtimin e tij për interesa personale e partiake e paguan me djersën e qytetarëve.

Postimi i saj i plotë:

Paramendone, Albini që na ka pas tranu duke na shit mend se si duhet te kursehet paraja publike, sot udhëton në Gjermani, bashkë me Ministra tjerë e me anëtarë të LVV-së POR me buxhet të shtetit!Në këtë udhëtim do të i takoj anëtarësinë e LVV-së në Gjermani, ku ftesat nuk janë shpërnda nga Ambasada por nga LVV.Pra, udhetimin e Albinit për interesa personale e partiake bashkë me bashkëpunëtor e pagun djersa e qytetarëve!