Naim Krasniqi , ishte emblemë atdhetarie që i fali gjithçka Kosovës e asgjë nuk deshti nga  Kosova u tha në  akademinë  përkujtimore

     Sot ,me organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Dega Prizren, u  organizua  në shtëpinë e Kulturës Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e veteranit të luftës Naim Krasniqi,u tha  shumë  për veprën  dhe jetën e  këtij  personaliteti  që i ka dhënë  shumë  Kosovës e asgjë   nuk ka marrë nga  Kosova. Lidhur  me jetën dhe veprën e  Naim Krasniqit  ka  folur Isa Berisha, kryetar i veteranëve të  Prizrenit, i cili  edhe  tha se Naim Krasniqi, ishte dhe mbetet  emblemë e lavdisë  së  UÇK-së .Derisa evokime rikujtoi bashkëluftëtari  i tij Sokol Dobruna, i cili  tha se  Naimi ishte dhe mbete një personalitet qe  i ka shërbyer atdheut.. Kryetari i Rahovecit  veterani i UÇK-së Smajl Latifi  tha se  Baca Naim ishte një strateg dhe poliglot  shumë demensional, kur mësuam se ai dhe  Ukshin Hoti në toka të  huaja ishin takuar si misionar paqe dhe atje ishin dakorduar  për të  luftuar deri në çlirimin Kosovës  dhe pastaj ka vazhduar. Edhe ish komandanti i UÇK-ssë dhe bashkëveprimtari Xhemshit Krasniqi, Fatos Aliu dhe Halim Koliqi,  kanë  folur për  veprën faktike dhe veprimtarinë e pa lodhur  të Naim Krasniqit. .Ne emër të familjes ka falënderuar  i biri i tij Besnik Krasniqi i cili me këtë rast ka falënderuar të  gjithë  bashkëveprimtarët e babait  të tij, Por  ka  vequar sidomos burra nga  Baba  i Bokës  që  ishte shtëpia e dytë  Naim Krasniqit,

Në këtë takim kishte  pjesëmarrës të shumtë   dhe bashkëprimtarë  që kanë  bashkëvepruar e bashkëpunuar  me Naim Krasniqit  njeriun që i ka dhënë shumë  Kosovës , ishin  edhe kryetar  të  komunave nga  Suhereka Bali Muharremaj e nga  Rahoveci Smajl Latifi si dhe  veprimtarë e veteranë  të  UÇK-së