Nasim Haradinaj kërkon nga deputetët nënshkrimin e “Betimit për Drejtësi”

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dorëzuar sot një letër të titulluar “Betimi për Drejtësi” në oborrin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai kërkoi nga deputetët e zgjedhur që ta nënshkruajnë këtë betim, i cili, sipas tij, është një thirrje për reagim ndaj padrejtësive të pretenduara që po bëhen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Haradinaj theksoi se nënshkrimi i këtij betimi simbolizon zotimin për drejtësi dhe udhëheqje me dinjitet për vendin.