Në aksidentin në rrugën Suharekë-Shtime,një i vdekur e dy të lënduar .

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një autobusi dhe një veture në rrugën Suharekë-Shtime.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyçi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mes fshatrave Duhle dhe Carralevë.
“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”.
“Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”.
Rruga Suharekë-Shtime është e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësite kompetente policore.
“Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, u shpreh Bytyçi