Në lagjen’’Ortakoll’’ trajtohen 6 mijë metra katrorë dhe krijohen parqe dhe kënde lojërash

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,i bashkëshoqëruar nga nënkryetari Kujtim Gashi, drejtorët e ekzekutivit Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri, përuruan hapësirat e gjelbërimit në lagjen ‘’Ortakoll’’ ku thanë se janë trajtuar rreth 6 mijë metra katrorë hapësira gjelbëruese e janë rregulluar parqe kënd të lojërve si dhe fushë sportive për banorët e e kësaj lagje. Kryetari Totaj, me këtë rast tha se këtu kemi trajtuar rreth 6 mijë metra katrorë dhe kemi krijuar hapësirë ekologjike si gjelbërim kënd të lojërash dhe fushë sportive, Këto bëhen për të krijiuar kushte sa më të mira në lagjen më të madhe jo vetëm të Prizrenit, por,edhe gjithë Kosovën . Kurse, me projekte të këtilla padyshim se do të vazhdojmë edhe në lagjet tjeta të qytetit , ky projekt vetëm në këtë lagje kap shifrën e mbi 170 mijë eurosh tha i pari i komunës‘’. Drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj ,me këtë rast tha se pos kësaj hapësire së shpejti presim të përurojmë edhe hapësira tjera gjelbëruese të cilat I kemi vetëm edhe disa finesa. Kurse së shpëjti do të jemi edhe në lagjen ‘’Bazhdarhane’’me një projekt të realizuar. Janë katër projekte të këtilla të presim ti realiyojmë shpejt dhe kapin vlerën prej rreth 900 mijë euro dhe vazhdoi. Komuna e Prizrenit gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike , me projektet e realizuara padyshim se pos infrastrukturës, tashmë që i ka ofruar Prizrenit, edhe në sferën ekologjike ka bërë shumë./QendraPress/

 
                                            

