Në prag të Ditës së Veteranëve Zafir Berisha pohon :E ngritëm Kosovën nga hiri i luftës, do ta nxjerrim edhe nga terri energjetik i hajdutëve.
Zafir Berisha, ish komandant i UÇK-së ,në prag të Ditës së Veteranëve ,ka reaguar lidhur me reduktimet e shumta të energjisë elektrike.
Zafiri Berisha i cili garon për deputet në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025, premtoi se Kosovën do ta nxjerrin nga terri që sipas tij e kanë futur ‘hajdutët’.
“E ngritëm Kosovën nga hiri i luftës, e nxorëm nga balta duke i ofruar infrastrukturë rrugore, shkolla e ambulanca në çdo cep të vendit. Jemi të gatshëm dhe të vendosur që Kosovën ta nxjerrim edhe nga terri energjetik që e kanë futur hajdutët dhe kusarët e regjimit. Së bashku ja dalim!”, shkroi ai/www.QendraPress.com/