Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” u zhvillua sot edicioni i 5-të i Turneut Ndërkombëtar në Mundje “Dita e Kolosëve

Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” u zhvillua sot edicioni i 5-të i Turneut Ndërkombëtar në Mundje “Dita e Kolosëve”, organizuar nga Klubi “Kolosi Infinit”.

Kjo ngjarje mblodhi garues nga vende të ndryshme, duke sjellë emocione, rivalitet sportiv dhe një atmosferë të zjarrtë.

“Dita e Kolosëve” tashmë është shndërruar në traditë të rëndësishme për mundjen dhe sportin vendor, që promovon talentin dhe forcën përmes frymës së garës.

Turneu dëshmoi edhe një herë se Prizreni mbetet një qytet mikpritës për sportin dhe ngjarjet me karakter ndërkombëtar.