Ne vazhdën e ngritjes se profesionalizmit policor ,në DRP Prizren është mbajtur  trajnim një ditor për zyrtaret policor

           Zëdhënësi i policisë  Rajonale të Prizrenit Vesel Gashi, njofton se Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke punuar ne ngritjen e kapaciteteve  profesionale  me qellim te zhvillimi te pjesëtarëve te saj në fusha të ndryshme  profesionale.

Me 26.03.2025 në DRP Prizren, më qellim te ngritjes se profesionalizmit dhe marrjes  se njohurive te reja eshtë  organizuar një trajnim i specializuare të cilin e ka organizuar Divizioni i Trajnimeve DPP Prishtinë. Sektori i Burimeve Njerëzorë ne kuadër të DRP Prizren, respektivisht Njësia rajonalë e trajnimeve e ka organizuar mbajtjen e trajnimit me temën “ Monitorimi Elektronik i Urdhrave Mbrojtës”. Qëllimi i këtyre trajnimeve eshtë  shkëmbimi i përvojave ,ngritja e njohurive  te reja për zyrtaret policor , adresimin i sfidave në këto fusha. Zyrtarëve policor ju kanë dhen njohuri të reja  ne lidhje me trajtimin e këtyre rasteve ,me qellim të parandalimit të kësaj dukurie qe eshtë prezentë në vendin ton  e qe kërkohet një përkushtim ne aspektin profesional!

Njofton  nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun  Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, – /QendraPress./