Në vetëaksident ka gjetur vdekjen një Suharekas

Foto arkivi nga FB/
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Shaqir Bytyçi ,njofton se me 24.04.2025, rreth orës 21:26 përmes linjës emergjente policia ka marr njoftim se në mes të fshatit Shirok dhe Sopijë në Suharekë ka ndodhur një vetëaksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëher ka dal në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopija fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se I lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi I pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim njofton ai