Një shtëpi është bastisur në Prizren.

Policia në këtë shtëpi ka sekuestruar sasi të vogël të substancës narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë. I dyshuari është dërguar në stacionin policor për intervistim.Pas intervistimit dhe sqarimit të dhënave, Sinjali mëson se i dyshuari është përgjigjur lidhur me posedimin e narkotikëve i cili pretendon se atë sasi e ka për konsum personal, ndërkaq nuk merret me trafikim të kësaj substance. Burime nga Prokuroria thonë se bazuar në deklaratën e të dyshuarit dhe provat që kanë siguruar, prokurori ka vlerësuar se nuk ka bazë për ta ndaluar të dyshuarin.