Osmani: Erdogani mund ta bindë Vuçiqin ta njohë Kosovën, e presim shpejt në vizitë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani ndër tjerash.Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani, Gjatë një interviste për TRT World.Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.Ajo ka shtuar se Kosova do të ketë probleme me energjinë gjatë këtij dimri. Po ashtu ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë.