OVL-ja në Prizren e shënoi  Ditën e Veteranit në mënyrë dinjitoze

Me rastin e   Festës së Ditës së Veteranit, e cila organizohet në nderim të sakrificës, përkushtimit dhe kontributit të veteranëve për lirinë dhe dinjitetin e vendit tonë. OVL UÇK dega në Prizren, dhe kryetari  Isa Berisha, njoftoi se  sot ,në restorant ‘’ Nafron’’ Restaurant – Salla “Diamond” –në Prizren,  shënohet kjo ngjarje solemne  e cila synon të shprehë mirënjohjen tonë të thellë ndaj të gjithë veteranëve, duke vlerësuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në historinë dhe të ardhmen tone thotë ai.
Prania e veteranëve   nderoi këtë aktivitet dhe i dha një rëndësi të veçantë kësaj dite përkujtimore. Ku me këtë rast ishte edhe  Hysni Gucati dhe  I pari I komunës  Shaqir Totaj, Në këtë  akt dhe përkujtimi solemn  u ndanë edhe  mirënjohje  dhe  uruan që  veteranët  të kënë  një të  ardhme më të  dinjitetshme./QendraPress/