Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java e ardhshme do të vijojë me mot të ndryshueshëm.
Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), shkruan Arbresh.info.
Sipas IHMK-së, nuk do të mungojnë rigat e shiut dhe fjolat e borës në viset e larta, ndërsa rrezet e diellit do të jenë më të kufizuara.
Në orët e vona të ditës së sotme ( 8 dhjetor presim riga shiu të shoqëruara edhe me reshje bore)
E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.
E marte- Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.Në mëngjes parashihet ngrica dhe mjegull, kryesisht nëpër ultësira dhe vise malore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.
E mërkurë -Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.
E enjte-Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.
E premte- Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.