Pas aksidentit fatal ku humbi jetën i riu Ilaz Sherif OSMANAJ nga Kobajë, sot, pas ceremonisë së varrimit ia falën gjakun familjes  Duraj nga Romaja e Hasit.

                 Pas aksidentit me fatalitet që ndodhi një ditë më parë, sot, në ditën e faljes së Bajramit të madh, me datë 20 mars 2026, në  varrezat e  fshatit Kobajë u bë varrimi i të ndjerit  Ilaz Sherif OSMANAJ,në  praninë e qindra  e qindra qytetarëve . Me këtë  rast  familja Osmanaj nga Kobajë  fali gjakun familjes Duraj nga Romaja e Hasit . Këtë  akt madhor e humanitar e kryen dashamirët dhe  veprimtarët e  dalluar  në  lëmive të ndryshme, duke filluar  nga  kryeimami i Prizrenit  Prof Dr, Orhan ef, Bislimaj ku ideja  e këtij pajtimi ishte nga  veprimtari I dalluar dhe I dëshmuar  i çështjes atdhetare  e kombëtare Samil Gashi, nga Atmagja dhe Tasim Hoxhaj nga Zhuri nipa të familjes Osmanaj. Ky  akt burrëror  është edhe një dëshmi  se njerëzit humanitar e dashamirë bëjnë mirë edhe atëherë  kur është  rëndë e dhembje e madhe. Derisa ideatorëve, të këtij akti madhor vlenë të  falenderohen e ncderohen,sepse  ngjarjet e rënda në dhmbeje të madh kanë  peshën e  madhe  sa  humane  po aq  fisnike. /QendraPress/