Përkujtohet 27 vjetori i betejës së Landovicës dhe heronjtë Heshim Gashi dhe Ismet Gashi dhe martirët e këtij fshati.

             Sot, me pietet të veçantë u përkujtua njëra nga betejat e lavdishme të UÇK-së , beteja e Landovicës, ku dihet se ky fshat ishte dhe mbetet njëri nga fshtrat më emblematik që ka dhënë në luftën e UÇK-së. Kështu sot fillimisht u bënë homazhe pranë lapidarit e pastaj në varrezat e dëshmorëve ku pos familjeve të dhe banorëve të Landovoicës kishin ardhur edhe shoqatat e dala nga lufta.Pastaj zyrtarë nga komuna si dhe përfaqsuesë politik e shumë të tjerë. Me këtë rast në emer të komunës së Prizrenit ka folur nënkryetari i komunës Bexhat Bytyçi i cili tha se sot, po përkujtojmë njërën nga betejat e lavdishme të UÇK-së betejen e Landovicës. Në emër të shoqatave të dala nga lufta Isa Berisha, kryetar i OVL-sëë ka theksuar se roli i Landovicës dhe njësitit të logjistikës ishte i pazëvendsueshëm në luftën e për liri Inseete Rikujtime nga lufta ka rikujtuar edhe ish komandanti i Brigadës 125 ZOP-it Nehat Basha, i cili tha ishte krenari të luftosh përkrah djemëve të Landovicës.  Pastaj shkolla 26 Marsi këtë ditë e shënoi më një program artsitik, ku fillimisht ka përshëendetur drejtori i shkollës Besnik Berisha, i cili tha se këtë vit e kanë nxjerrë edhe një gazetë e cila do të jetë një pjesë e historisë së kësaj shkolle e këtij fshati. Përderisa edhe Isa Berisha ka folur për rolin e këtij fshati.  Kurse në emër të fshatit ka falenderuar edhe dhe ka folur Faik Berisha kryetar i këtij fshati, Nxënësit kishin përgadiitur një program artistik, Kurse kjo datë shënohet si datë që të në altarin e lirisë ranë për të mos vdekur heroi Heshim Gashi dhe Heroi Ismet Gashi, që ishin njëri legjenda e pushkë dhe tjetri legjenda e drejtësisë dhe lirisë jo vetëm në Landovicë po përtej kësaj jehone.