“Po sjellen si kapadai”, “Kushërinjtë për dasma” – Bunjaku-Rexhepi: Krejt i kanë kapur, përveç drejtësisë

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi ka hedhur kritika të shumta ndaj pushtetit për keqqeverisje, kapje të shtetit e për diktaturë siç thotë ajo nga kryeministri Kurti.Bunjaku-Rexhepi madje ka akuzuar Vetëvendosjen për kapjen e të gjitha institucioneve përveç asaj të drejtësisë, e që sipas saj kjo është arsyeja që tre krerët e shtetit nuk e po e pranojnë as Blerim Jusufajn për Kryeprokuror të shtetit. “Kryeministri del në foltore edhe kërcënon se s’do të bëhet Jusufaj Kryeprokuror. Ai njeri që se pranon Konjufca, presidentja dhe unë si kryeministër. A si thuhet kësaj diktaturë? Gjithçka kjo qeveri e ka kapur, përveç drejtësisë që s’ka mujt. Ka ministra që e kanë shkel Kushtetutën dhe vazhdojnë të mbajnë pozita. Por thirren e sjellen si kapadai mendojnë se Kosova është e tyre. Nuk ka filluar historia e Kosovës me VV-në e s’do të mbarojë me ta. Qytetarët kanë besu në përrallat e demagogjitë e tyre sepse kanë ditë me plasu mirë në treg një rrenë.”, deklaroi Bunjaku-Rexhepi tutje në Prime Time.