Prizreni nderohet me mirënjohje për përfshirjen e Gjuhës Rome në përdorim zyrtar

              Komuna e Prizrenit është nderuar me mirënjohje gjatë Konferencës përmbyllëse të Programit ROMACTED II të mbajtur në Stamboll të Turqisë, të organizuar nga Këshilli i Evropës, për përkushtimin dhe angazhimin në promovimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

“Gjatë Konferencës, Këshilli i Evropës ndau mirënjohje falënderimi për Komunën e Prizrenit, për angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive në zbatimin e Programit ROMACTED II, me ç’rast u vlerësua lartë vendimi i Komunës së Prizrenit që Gjuha Rome të jetë në përdorim zyrtar në komunën tonë”, thuhet në njoftim të komunës.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Serbia.