Prizreni po zbukurohet me lule e bimë dekorative


Qeveria komunale e Prizrenit dhe kryetari Totaj,me angazhimin e pa lodhur e shumë dimensional po e bëjnë qytetin e Prizrenit gjithnjë e më të bukur. Padyshim në këtë drejtim DSHP dhe drejtori Çelë Lamaj, me palodhshmëri e zbukurojnë këtë qytet të traditës .Prizrenit i shtohet bukuria gjatë pranverës, sidomos me mbjelljen e bimëve dekorative që i japin qytetit freski dhe ngjyra. Sot, u mbollën këto bimë në rrugët “Ukë Bytyqi” dhe “Ëesley Clark” që padyshim do ta përmirësojnë estetikën e hapësirave publike dhe do të krijojnë ambiente më të këndshme për qytetarët dhe vizitorët/QendraPress/
