Promovimi i zejeve sektori veshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës ‘’Së bashku krijojmë të ardhmen’’u organizua në Prizren.

Në mjediset e Shtëpisë së Kulturës në Prizren sot, është organizuar eventi i rëndësishëm mbështetur nga Dhoma e Koblenzit në bashkëpunim mes Dhoma Kombëtar e Zejtareve të Shqipërisë dhe Oda së Ndërmrrëve dhe Zejtarëve të Prizrenit,me motën’’Nga e vjetra drejt moderrnes , ku me këtë rast për këtë organizim foli zonja Rezarta Ajazaj nga Dhoma e Zejeve Koblenz dhe drejtuese e zyrës së projektit të partneritetit Shqipëri-Kosovë dhe Dhoma e zejeve të Koblenzit E cila me këtë rast duke folur për këtë projekt parteneriteti ka vequar faktin se ky është organizimi i parë e të këtilla organizime pritet të bëhen edhe në të ardhmen dhe pastaj vazhdoi . Kurse përë këtë organizim foli edhe kryetari i Odës së zejtarëve të Prizrenit,Afrim Tejeci i cili tha se ky është një event që po e bëjmë në kuadër të projektit që financohet nga Qeveria gjermane gjegjësisht nga Dhoma e Koblenzit, e ky projekt tashmë do të vazhdojë edhe për tri vite tjera tha ai. Në këtë event kaq të rëndësishëm prezantoi edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar edhe nga nënkryetari Kujtim Gashi. Ku me këtë rast kryetari i komunës Shaqir Totaj,tha se ky event ka shumë rëndësi e sidomos është mesazh i mirë për qeverinë qendrore se neve na duhet bashkëpunim. Unë ,do të jem në mbështetje të këtyre eventeve tha ai. Pas kësaj u mbajtë një panel diskutimi i cili u moderua nga Jetona Myteveli e ku këtë event së pari e përshëndeti kryetari Totaj, dhe zonja Ajazi e panelistë ishin Afrim Tejeci nga Oda e Ndërmarrësëve dhe Zejtarëve në Prizren, Koli Sinjari sekretar i përgjithshëm nga Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri, Fikrije Zymberi drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim profesional. Kozeta Halimi dizajnere nga Vlora dhe linda Shehu.Ku me këtë rast ata dhanë edhe sqarime për punët dhe angazhimet që i kanë të kuadër të instiucioneve përkatëse . Ku pastaj u vizitua edhe eskpozita e punimeve artizanale për të vazhduar me sfilatë me punimet artizanale nga Kosova e nga Shqipëria. Derisa lidhur me këtë event folën edhe ; Alejna Iljazi Iljazi, nga biznesi’’ Fjoena’’,Drenusha Morina, Gilma Bajramaj nga tradita popullore ‘’Antoneta’’ dhe Lizeta Hatika nga Gjirokastra mjeshtre atrtizanale, tw cilat folën edhe për rëndësinë e kytyre organizimeve