Protestojnë punëtorët shëndetësorë, kanë disa kërkesa për Ministrinë e Shëndetësisë
Përfaqësuesit e mantel bardhëve, Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës në protestën e sotme para Kuvendit të Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale, si dhe injorimi i protestës nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj kërkesave të FSSHK-së.
Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri theksoi se kërkesat janë të arsyeshme dhe kërkoi të plotësohen nga institucionet përkatëse të vendit.
“Kërkesat janë të njëjta sikur në protestat e kaluara. Çështja tjetër është moszbatimi i aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese e cila i njeh të drejtat që kemi pasur më herët siç është zbritje në pagë që po na ndodh akoma për çdo ditë. Çështja tjetër është edhe ulja e përvojës se punës nga 0.5 në 0.25”, tha Imeri.
Ajo po ashtu kritikoi Vitinë se nuk ka vizituar asnjëherë klinikat, ku sipas tij “ministri Vitia vetëm kur prehën shiritat për përurime”.
“Ministri del në shëndetësi vetëm kur del me pre shirita. Nuk shkon ku është pa rinovuar, nuk shkon ku nuk ka as nyje sanitare të rregulluar, ku pike uji, ku nuk ka zhveshtore për mjekët. Punëtorët nuk janë duke ikur vetëm për paga, janë duke ikë për trajtim jo të dinjitetshëm, kanë problem me sistemin menaxherial në shëndetësi”, shtoi ajo.
Ajo ka paralajmëruar se nëse nuk ka ndryshim do te vazhdojnë me protesta. /Kp