QKMF-ja në Prizren, nga sot me ndër e krenari do të mbajë emrin e dr Nexhip Berishës,nderohet edhe vetë qyteti.

Kuvendi Komunal i Prizrenit, me propozim të kuvendarit Simir Krasniqi, propozoi që QKMF-ja në Prizren, të mbajë emrin e doktorit të nderuar Nexhip Berisha, i cili në përballje me covidin para tri vitesh humbi betejën, edhe pse i fitoi shumë beteja tjera, dhe vdiq për të rilindur dhe për mbetur përherë në kujtesën tonë, Prandaj,që nga sot, QKMF-ja do të mbajë me nder emrin e doktor Nexhipit. Për veprimtarinë dhe jetën e doktor Nexhipit sot, në akademinë përkujtimore me rastin e 3 Vjetorit u tha se është nder që po bëhet ky emërtim. Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj,nënkryetari Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi drejtor të ekzekutivit deputet, dhe kuvendar të kuvendit, për të nderuar këtë ceremoni kishte ardhur edhe Naim Dedushaj, veprimtar i diasporës. Kryetari Totaj me këtë rast tha se dua te veçojë faktin se Dr Nexhpi ishte një mjekë që se duronte assesi robërinë, Prandaj, edhe u flijua për këtë liri. Inserte Ushtruesja e detyrës së drejtorit të QKMF- dr. Shpresa Goçaj me këtë rast tha se një personalitet siç, ishte doktori na nderon neve që tash e mbanë emrin e doktorit. Ajo me këtë rast para të pranishmëve dha edhe biografinë e begatë e atdhetare të doktor Nexhipit. Kurse ne emër të familjes falënderoi gjithë të pranishmit vëllai i drejtorit Naser Berisha i cili kishte udhëtuar nga Kandaja për të nderuar veprën e vëllait të tij apo siç tha njërit që më ka udhëzuar në jete. Inserte Pas kësaj kryetari Totaj ka nderuar edhe me një mirënjohje post mortum dr Nexhip Berishën. Kurse artisti Çun Lajçi me këtë rast deklamoi vargje kushtuar doktorit. Pas përfundimit të akademisë zyrtarisht u bë edhe zbulimi i pllakës që tashmë QKMF-ja në Prizren mbanë emrin e Dr Nexhip Berisha. Derisa me shumë emocione për Rtv ‘’Besa’’ vëllai Naser Berisha tha se kam emocione të krenarisë dhe të dhembjes dhe pastaj vazhdoi Inseetre QKMF-ja nga sot me nder e krenari do të mbajë emrin e dr Nexhip Berisha./www.QendraPress.com/