Renovimi i Repartit të Hemodializës në Spitalin e Prizrenit, Kurti: Janë përmirësuar kushtet e trajtimit të pacientëve.
Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës në këtë spital.
Duke parë nga afër renovimet atje, kryeministri falënderoi familjen Sope nga Zhuri i Prizrenit të cilët ishin donatorët e këtij investimi. “Jemi sot bashkë këtu në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës. Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sope nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre, Nuhije Sope, që ishte paciente e këtij reparti”, tha ai.