Rruga Prizren- Prevallë,edhe pas rrëshqitjes së gurëve, tashmë është e kalueshme

Edhe sot, sipas zëdhënësit të policisë Rajonale në Prizren Vesel Gashi, në rrugën Prizren -Prevallë ka pasur rrëshqitje të shkëmbit, Ai tha se rruga Prizren– Prevallë, është e kalueshme pas shembjes së gurëve pohoi për Rtv ‘’Besa’’, duke potencuar se vozitësit në e rastit në orët e hershme të mëngjesit kanë njoftuar se në afërsi të tunelit ka pasur rrëshqitje të gurëve, menjëherë policia ka njoftuar kompaninë që merret me mirëmbajtjen e rrugës dhe tashmë rrugë është e kalueshme tha ai. Mirëpo, ai ka lutur qytetarët që tashmë ajo rrugë është me rrezik permanent dhe duhet të shtohet kujdesi dhe për shkak të kushteve klimatike duhet të merren gjithmonë pajisjet dimërore me veti.. /rtv Besa/