Sadiku: E pamundur që opozita ta rrëzojë Qeverinë përmes mocionit/ Ja cila është rruga për me shku në zgjedhje

                         Politologu, Arbnor Sadiku, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit, sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, anulimin e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Derek Chollet dhe mocionin e mosbesimit të iniciuar nga AAK-ja. Sadiku tha se është e pamundur që kjo opozitë ta bëjë rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit. Ai tregoi një opsion se si mund të shkojë vendi në zgjedhje.“Eshtë e pamundur që kjo opozitë me numrat që i ka në Kuvend, ta bëjë një rrëzim të Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit të kësaj Qeverie me shumë numra. E vetmja zgjidhje mbetet nëse qeevria Kurti dëshiron vetë të dërgojë vednin në zgjedhje për faktin se ka një krizë në parlament, nuk po mundet t’i votojë disa prej ligjeve kryesore. Pastaj, kemi një pjesë të ligjeve që po i kthen Gjykata Kushtetuese, kemi një mos-aprovim të madh të “Marrëveshjeve Ndërkombëtare” ku po humbim mjete të mëdha që janë të donatorëve ndërkombëtar딓Duke e patur këtë lloj krize konsideroj që e vetmja rrugë për me shku në zgjedhje do të ishte që vetë zoti Kurti përmes Kuvendit ta iniciojë ndonjë mocion i cili do ta qonte qeverinë në mosbesim dhe kësisoj do t’i hapej rruga zgjedhjeve të reja në vjeshtën e këtij viti. Përmes opozitës nuk shoh opsion që të vohet ndonjë mocion pasi që numrat e tyre janë të paktë në raport me pozitën dhe të njëjtit duhet të jenë më aktiv” tha Sadiku në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”