‘’Shadërvani’’ dhe rrugët përreth tashmë janë bërë aset,Ballkanik pohoi kryetari Totaj.

Kryetari i komunës Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar nga nënkryetari Kujtim Gashi, stafi si dhe drejtorët Çelë Lamaj,Islam Ukimeri e të tjerë ,sot,kanë vizituar punimet që po bëhen në rrugën ‘’Marin Barleti’’ si dhe rrugët tjera, pjesë ku vizitohet shumë nga të rinjtë e këtij qyteti dhe vizitorë të brendshëm e të jashtëm. Me këtë rast kryetari Totaj tha se jemi këtu për të parë punimet që po bëhen në shtrimin e kalldrëmit, në mënyrë profesionale nga kompmani po kështu profesionale me mjeshtrë të sjellë nga Italia dhe kështu tashmë kjo pjesë po bëhet aset Ballkanik për bukuri. Kjo pjesë tashmë po përfundon dhe është pjesa më bukur e bashkëngjitur e ‘’Shadërvanit’’. Ne vazhdojmë më punë të mira tha kryetari Totaj .Drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj,pohoi se dhe ky është njëri nga projektet tona sa i përket rregullimit të përgjithshëm zonës historike të Prizrenit.Secila nga këto zona tashmë do të rregullohet dhe do të behet sipas standardeve më të mira të trashëgëmisë, Kurse në proejektin e vitit që po vije është edhe renovimi I tërsishëm Ii Qendrës ‘’Evropa’ dhe kështu secila pjesë e Prizrenit do të jetë bukuri në vete tha drejtori Lamaj. Punimet në Qendrën Historike tashmë po bëhen vërtë një aset i rrallë jo vetëm i trashëgëmisë , por edhe i bukurisë së Prizrenit historik./QendraPress/
