Si njëri ndër laureatët e vitit 2024 në QendraPress,z. Bajram Kastrati ju lusim çka e veçoi vitin që po e lëmë pas për Ju, dhe cili është urimi për Vitin e Ri?
Asamblisti është person i përzgjedhur dhe i veçantë, i deleguar nga qytetarët për të ngritur zërin në Kuvendin Komunal për të mirat kolektive, mirëqenien dhe kërkesat e qytetarëve. Detyra e asamblistit është përgjegjësi, shumë më pak privilegj. Asamblisti duhet të dijë përgjegjësitë dhe të ketë vullnetin për punë dhe angazhim që të ketë efekt dhe suksese në realizim. Si shtet i ri dhe me shumë kërkesa dhe nevoja të ndryshme nga ato infrastrukturore, administrative dhe të tjera, sigurisht që duhet trajtuar dhe përcjellur me kujdes, duke u bazuar në buxhet të pa mjaftueshëm për realizimin e të gjitha projektëve. Fatkeqësisht, politizimi i secilës sferë shoqërore në vendin tonë, po e bënë që të mos kemi rend dhe funksionim te mirëfilltë shtetëror dhe shoqëror. Interferimi politik shpeshherë po e tjetërson pozicionin e të qenurit përfaqësues i popullit. Nga të veçantat e vitit të kaluar dhe dëshirat për vitin tjetër, shprehim urimet që 2025-ta, të jetë vit i dritës dhe ndryshimit, vit i punës dhe shërbimit, vit i shpresës dhe besimit./www.QendraPress.com/