Sot mot i vranët e intervale me diell, temperaturat deri në 16 gradë

              Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.IHK njofton se vende-vende mund të ketë riga shiu.Instituti njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 5 gradë, ndërkaq maksimalet ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.