Sot, zyrtarisht nisi fillimi i punimet rruga Vlashnje – Muradem e gjatë 6 kilometra

Sot, zyrtarisht nisi fillimi i punimeve të cilat do të realizohen në fshatin Vlashnje. Për ndërtimin e infrastrukturës ( rrugë dhe ambient të turizmit malor dhe rural) Vlashnje – Muradem . Me këtë rast kryetari i komunës Shaqir Totaj, sot me rastin e përurimit të fillimit të rrugës fushore mes fshatit Vlashnje dhe Kobanjë, tha se kjo rrugë padyshim do ta lehtësojë qarkullimin qytetarëve dhe ka një rëndësi të madhe për këtë pjesë të këtyre fshatrave dhe kësaj rrethime, projekti është në vlerë 500. Mijë, kjo ka parakushtet edhe për zhvillimin turizmit sot, fillojnë kjo rrugë për 6 kilometra . Drejtor i Turizmit Ramadan Tarashaj lidhur me këtë rrugë tha se herët kjo rrugë ka qenë lidhëse e tri fshatrave dhe është pa si vend me potencial të madh turistik, besojmë se turizmi në këtë pjesë do të rritet tha ai .Kurse kuvendari i kësaj ane Alban Bislimaj, tha ka qene një kërkesë e ka hershme për të lidhur këto tri fshatra dhe është rrugë e rëndësishme dhe ka një histori kjo rrugë. Ky investim është i rëndësishëm. Sabit Hoxhaj, kryetar i fshatit Vlashnje, shprehet kjo rruge mund të përdoret edhe si kreacion turistik dhe kjo lehtëson qarkullimin e këtyre banorëve dhe te tjerëve. Kjo rrugë ka pasur një rëndësi si rruge lidhëse edhe gjatë luftës së UÇK-së/QendraPress/