Suada Hallaqi jep dorëheqje nga AAK-ja pas koalicionit me VV-në në Prizren.

Suada Hallaqi ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, pas koalicionit që kjo e fundit bëri në Lëvizjen Vetëvendosje.Hallaqi, me anë të një reagimi ka thënë se vendimi për koalicion nga ana e kryetarit të degës, Besnik Krasniqit, u bë pa pëlqimin dhe vullnetin e anëtarëve të tjerë të AAK’së në këtë komunë.Pos tjerash, ajo ka thënë se qëndron prapa AAK’së që refuzon bashkëpunimin me VV’në.