Suharekë: 71-vjeçari vdiq, dyshohet se ra nga një pemë

                   Një 71 vjeçar ka vdekur aksidentalisht sot në fshatin Mushtisht të Suharekës.Dyshohet se viktima, R.B, e ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë nga një pemë, prej një lartësie 2-3 metra.Kështu tha Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.“Lidhur me rastin është hapur rast “Vdekje aksidentale” . Me urdhër të prokurorit përgjegjës trupi I pajetë i është dorëzuar familjarëve”, tha Bytyqi./Klankosova.tv